PDK 125Voto Kamishin · numri 109
Kthehu te lajmet
2025-08-15

E vërteta s'duhet të shtrembërohet — lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Dr. Bekim Haxhiu, ish-deputet i PDK-së dhe vetë veteran i UÇK-së, e ka cilësuar fazën finale të procesit në Gjykatën Speciale në Hagë si “betejën vendimtare për të vërtetën” mbi luftën çlirimtare të UÇK-së.

Ai ka deklaruar se Beogradi po përpiqet të rishkruajë historinë me dokumente të fabrikuara, duke i paraqitur agresorët si viktima dhe çlirimtarët si keqbërës.

“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare. Ishte e mbështetur fuqishëm nga NATO-ja. Ishte për liri, për mbijetesë dhe për dinjitet njerëzor”, ka deklaruar ai. “E vërteta nuk gjykohet — ajo mbrohet.”

Dr. Haxhiu ka bërë thirrje për unitet kombëtar dhe për përkushtim të shtetit ndaj drejtësisë për viktimat, të zhdukurit dhe heronjtë e rënë të pavarësisë së Kosovës.